Alma Bektashi i jep fund martesës 25-vjeçare, bashkëshorti në lidhje me një psikologe 20 vite më të re…

0
756
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Alma Bektashi, ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private. Ajo ka zgjedhur të flasë rrallëherë për familjen e saj.

Alma është komentuar shumë në mediat rozë, pasi bashkëshorti i saj, Sokol Stafa “theu” traditën dhe la Tiranën, vendlindjen e tij, për të jetuar në Prishtinë tek gjysma e tij.

Mirëpo, duket se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre 25-vjeçare. Burime për Panorama Plus, bëjnë me dije se Sokoli e ka tradhëtuar këngëtaren. Ai ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.

Nga një vëzhgim i bërë nga abcnews.al, vihet re se edhe në rrjetin social “Instagram” të Almës, nuk ka asnjë foto me bashkëshortin. Mesa duket, ajo ka zgjedhur të fshijë çdo kujtim që e lidh me të kaluarën.

Kujtojmë që dyshja janë prindër të dy fëmijëve, një vajze të quajtur Anisa dhe djalit më të vogël Orest.

Zjarr Tv Ad