Ambasada e SHBA në Kabul paralajmëroi Blinken për talebanët, por dokumenti u anashkalua…

0
519
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Njëzet e tre zyrtarë të ambasadës amerikane në Kabul, e kishin sinjalizuar një muaj më parë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, për rrezikun e një kolapsi të mundshëm të shtetit afgan, pas tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani. Më 13 Korrik, këta zyrtarë kishin nënshkruar një peticion dhe dërguar më pas Blinkenit shkruan gazeta ‘Wall Street Journal’. Këto dokumentet konfirmojnë se Shtete e Bashkuara të Amerikës, ishin në dijeni të krizës me të cilën do të përballeshin, por pavarësisht kësaj ajo nuk u ndal.

Gjithmonë sipas Wall Street Journal, ky dokument iu dërgu Blinkenit dhe drejtorit të planifikimit të politikave, Salman Ahmed. Por siç duket ky dokument nuk është marrë në konsideratë nga Sekretari i Shtetit, i cili i kishte hedhur vetëm një shikim të tërthortë. Në dokumentin konfidencial të publikuar nga media, është e qartë se administrata amerikane kishte paralajmëruar sekretarin e Shtetit e saj për përparimin e shpejtë të talebanëve dhe që forcat afganë nuk kishin mundësinë për t’i parandaluar. Ky document, gjithashtu kishte dhënë dhe disa këshilla se si të frenohej kriza dhe të shpejtohet evakuimi, sipas burimeve dhe gjithashtu i bëhej thirrje Departamentit të Shtetit, të përdorë gjuhë më të ashpër për mizoritë e kryera nga talebanët.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, nuk komentoi rrjedhjen e këtyre dokumenteve dhe thjesht vuri në dukje se Blinken lexon çdo material që i dërgohet dhe kontrollon çdo përgjigje. Kjo lënie pas dore e dokumentit mund të nxisë debatin se sa ishin të vetëdijshëm autoritetet civile dhe ushtarake amerikane, për rrezikun e një kolapsi të papritur të shtetit afgan dhe papërshtatshmërinë e ushtrisë së Kabulit, për t’iu kundërvënë talibanëve. Në muajin që lam pas, Presidenti Amerikan Joe Biden, e quajti ‘shumë të pamundur’ që talebanët të marrin pushtetin..

Ndërsa më 14 Gusht, një ditë para se talebanët të mbërrinin në Kabul, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, siguroi se kryeqyteti afgan nuk po përballej me një ‘kërcënim të afërt’ . Ky dokument është një deklaratë e fortë e saj që u tha të mërkurën (18 gusht) nga Shefi i Shtabit të SHBA Mark Milley, i cili deklaroi se nuk kishte asnjë element që të na tregonte se ushtria afgane të dorëzohej brenda pak ditësh.

Nënshkruesit e dokumentit, të transmetuar përmes ‘kanalit të kundërshtimit’, i cili lejon zyrtarët të shprehin kritikat ndaj politikave të departamentit, gjithashtu ka kërkuar të fillojë menjëherë, gjashtë javë pas përfundimit të planifikuar të tërheqjes, regjistrimin dhe mbledhjen e të dhënave personale të qytetarëve afganë të cilët kishin punuar si përkthyes për SHBA dhe kishin të drejtë të emigronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, personelit të ambasadës në Kabul dhe banorët e tjerë që kishin të drejtë të lëviznin si refugjatë.

Gjithashtu, punonjësit e ambasadës kishin propozuar që fluturimet e evakuimit të mos fillonin më vonë se data 1 Gusht. Një ditë pas dërgimit të këtij dokumenti, në 14 Korrik, Shtëpia e Bardhë njoftoi fillimin e operacioneve për transferimin në SHBA, përmes vizave speciale, të qytetarëve afganë që kishin punuar në administratën amerikane. Evakuimet, megjithatë, nuk nisën deri në javën e kaluar, kur Kabuli ishte gati të binte.

Zjarr Tv Ad