Ambasada e SHBA zbardh takimin e Yuri Kim me Ballën dhe Alibeajn: Partitë politike të rrisin transparencën!

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada  e SHBA në Tiranë ka zbardhur takimin e ambasadores Yuri Kim me Kryetarët e Grupeve Parlamentare, Taulant Balla i PS dhe Enkelejd Alibeaj i PD.

Selia diplomatike e SHBA bën me dije se gjatë këtij takimi janë diskutuar një gamë çështjesh në agjendën e Parlamentit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri.

Kim nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjitha partive politike, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë.

“Yuri Kim u takua sot me Kryetarët e Grupeve Parlamentare Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në agjendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Ambasadorja Kim nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjitha partive politike, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe për të çuar Shqipërinë para me vendosmëri drejt përmbushjes së kërkesave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi gjithashtu që tani është koha për të shtuar përpjekjet për zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Parlamenti e kaloi njëzëri në 2016 dhe që po fillon të tregojë rezulate”, shkruan ambasada e SHBA.

Zjarr Tv Ad