Ambasadori britanik në SPAK, takim me Dumanin dhe prokurorët e tjerë, ja për çfarë u diskutua

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith është parë të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të enjte.

Mbi vizitën që ka zgjatur rreth dy orë nuk ka pasur një njoftim paraprak nga SPAK dhe as ambasada britanike, por burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se ambasadori do të diskutojë me prokurorë lidhur me grupet e narkotrafikut shqiptar që veprojnë në Britaninë e Madhe.

Në largim, Alastair King-Smith nuk preferoi të mbante një prononcim për gazetarët.

Pas vizitës, SPAK doli me një njoftim zyrtar përmes së cilit bëri me dije se, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), Z. Graeme Biggar, të Mbretërisë së Bashkuar.

“Qëllimi kryesor i këtij memorandumi është të institucionalizojë partneritetin e suksesshëm tashmë të vendosur midis SPAK dhe NCA, në përpjekjen e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë publik. Ky bashkëpunim thellohet dhe bëhet më i qëndrueshëm përmes këtij memorandumi, i cili do të ndihmojë në përshpejtimin e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave më të mira në fushën e drejtësisë penale. Ky memorandum parashikon një angazhim të vazhdueshëm të dy palëve për të forcuar bashkëpunimin midis tyre por dhe për të lehtësuar marrëdhëniet me agjencitë e tjera ligjzbatuese në rritjen e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad