Ambasadori i BE paralajmëron vizitë të rëndësishme në Tiranë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, e cilëson si progres punën e bërë për reformën në drejtësi.

Ai thotë se është një punë e mirëpritur nga vendet e Bashkimit Europian, duke paralajmëruar një vizitë të rëndësishme në vendin tonë.

“Në fund të shkurtit do të ketë një vizitë të rëndësishme në Shqipëri. BE është e angazhuar në progresin e Shqipërisë dhe objektiva për sa i përket rrugës së Shqipërisë në BE. Është shumë i rëndësishëm dialogu konstruktiv i partive për të ardhmen e Shqipërisë. Muajt në vijim janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë që ta tregojë veten shumë të përgatitur. BE do të bëjë vlerësimin e tyre edhe gjatë këtyre kohëve”, u shpreh Soreca.

Deklarata e tij u bë gjatë ceremonisë ku Rumania mori presidencën e Këshillit Europian, ku dhe mori pjesë.

Ambasadori shprehu mbështetjen e BE për Shqipërinë, duke nënvizuar rëndësinë e reformës zgjedhore.

Zjarr Tv Ad