Ambasadori i BE-së: Thirrje opozitës për një protestë të qetë dhe pa dhunë

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca në një deklaratë për mediat ka zbuluar vizitën e përfaqësuesit të PE-së, në Tiranë.

Pak pas paralajmërimit të opozitës për protestë sot para Kuvendit, ambasadori i BE-së në Tiranë kërkoi zhvillimin e një proteste të qetë dhe pa dhunë. Lidhur me djegien e 57 mandateve nga ana e deputetëve të opozitës së bashkuar, Soreca tha se vendi i opozitës është në Kuvend, duke kërkuar edhe dialogim me Qeverinë.

“Vendi i opozitës, parlamenti. Qeveria dhe opozita duhet të dialogojnë. Qeveria të vijojë punën për integrimin në BE.

Përfaqësuesi i PE do të jetë nesër në Tiranë. Thirrje opozitës për një protestë të qetë dhe pa dhunë”, u shpreh ambasadori Soreca.

Zjarr Tv Ad