Amerika e qartë për dialogun Kosovë-Serbi: Përfundojeni!

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nicholas Giacobbe, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA në Kosovë, ka shprehur mbështetjen e tij për emisarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se ka ardhur koha që të bëhet përparim i vërtetë në dialog. Giacobbe ka shkruar se Kosova dhe Serbia duhet ta përfundojnë dialogun.

“Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak ka të drejtë, është koha e fundit për përparim të vërtetë në dialogun Kosovë – Serbi. Përfundojeni”, ka shkruar në Twitter i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA në Kosovë.

Lajçak dje është takuar me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Takimi me të dy palët është bërë ndaras.

“Sot prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre për takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në dialog. Unë gjithashtu i informova ata për takimin e të hënës të Këshillit të Punëve të Jashtme dhe përsërita pritshmëritë e Shteteve Anëtare. Është koha e fundit për përparim të vërtetë”, shkroi Lajçak pas takimeve.

Zjarr Tv Ad