Analisti: Clinton erdhi në Shqipëri për të goditur politikat e Kurtit

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati ka thënë se vizita e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Shqipëri ishte për të goditur politikat e kryeministrit kosovar Albin Kurti.

I ftuar në Euronews, Bushati është shprehur se Clinton nuk erdhi si ish-president në Shqipëri, por si njeri i lobuar.

Ai shtoi se të pranishëm ishin vetëm njerëzit që sipas tij, kryeministri Edi Rama i donte të pranishëm, duke pretenduar se mesazhi më i fortë që dha ish-presidenti i SHBA nga Tirana ishte që çlirimitari i Kosovës të godiste Albin Kurtin dhe politikën që po ndiqet në Kosovë.

“Clinton nuk ka ardhur si ish-president. Ka ardhur si njëri i lobuar, ishin të pranishëm vetëm njerëzit që donte Edi Rama. Për mua mesazhi më i fortë që dha ish-presidenti Clinton ishte që nga Tirana dhe çlirimtari i Kosovës të godiste Albin Kurti dhe politikën që po ndiqet në Kosovë”, deklaroi Andi Bushati

Analisti gjithashtu tha se kjo vizitë ishte e ndërmjetësuar nga fondacioni i Soros.

“Duket qartë që kjo është një vizitë e ndërmjetësuar nga fondacioni Soros. Po të shihje djalin e Soros, ngjitur me Clinton edhe drejtorin e Soros për Shqipërinë, ndërkohë që mungonte presidenti i vendit, mungonte Ilir Meta, Sali Berisha” u shpreh Bushati.

Zjarr Tv Ad