Analisti i njohur plas deklaratën e fortë në mes të emisionit: Basha nuk i dorëzon çelësat, sepse nuk ka ndonjë që të…

0
431
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arjan Curri, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka komentuar edhe  mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, si dhe thirrjet e disa anëtarëve për dorëheqjen e Bashës.

Curri tha se Basha “nuk do t’i dorëzojë çelësat”, sepse PD është investim personal i Berishës dhe Bashës, kryesisht për interesa ekonomike.

Unë mendoj që ky nuk do të tërhiqet. Kot lodheni. PD, me gjithë respektin për ata që mendojnë ndryshe nga Basha, është investim personal i individëve dhe familjarëve të tyre. Kanë karakter bajraktarizmi, ose klanor.

 Ka anëtarë të PD që thonë do të votojmë Bashën, se e kemi amanet nga Saliu.

PD, duam apo nuk duam, është investim personal i Berishës dhe i Bashës. T’ju thuash njerëzve, që të ikë Basha dhe të vijë tjetër, ai nuk e bën.

A ka ndonjëri këllqe t’ja marrë çelësat? Ai do të kërkoj rikonfirmim dhe do të rikonfirmohet. A ndodh gjë nga këto që themi ne? Jo, për fat të keq. A mund ti themi zotit Basha, dorëzo celësat? Nuk i jep ai. Interesa kryesisht ekonomike. Ndoshta kanë vendosur ta mbajnë ashtu, të presin rradhën, ta mbyllin.  Ne bëjmë gabim që identifikojmë PD-në me opozitën dhe opozitën me PD-në“, u shpreh analisti.

 

Zjarr Tv Ad