Plas keq debati në studio: Mark Marku përplaset me Arben Ristanin/ Ristani: Je komunist Akoma…

0
389
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i sapozgjedhur i PD-së në Lezhë, Mark Marku dhe ish-deputeti Arben Ristani, janë përplasur mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion”, sa i përket dorëheqjes së Lulzim Bashës. Marku u shpreh se; gjatë 8 viteve në opozitë asnjë nga anëtarët e PD-së nuk foli, por tashmë janë kthyer kundër Bashës, ndërsa Ristani i është kthyer duke i thënë se Marku është “komunist”, pasi nuk pranon garën brenda Partisë.

Pjesë nga debati:

Marku: Basha nuk është kryetari im. Nëse fiton Zgjedhjet përballë Bardh Kadillit atëherë do e shikoni qëndrimin tim. Unë nuk do bëj si këta që 8 vite kanë heshtur dhe flasin tani.

Ristani: Unë kam folur edhe më përpara por ti ske qenë aty

Marku: Lulzim Basha ka 8 vite kryetar, s’kam dëgjuar ndonjë kritikë. Vetëm Arben Imami po dhe Topalli me Patozin pasi ikën.

Ristani: Ka humbur 4 herë me radhë. Çfarë duhet të bëjë?

Marku: Ka të drejtë të japë dorëheqjen, ose të mos e bëjë.

Ristani: Ai as ngriva-shkrivën nuk e bëri kësaj radhe

Marku: Në vitin 2013 të gjithë nënkryetarët dhanë dorëheqjen, pse nuk e kërkojnë edhe tani, por i kërkojnë dorëheqjen vetëm Bashës.

Ristani: Ti s’pranon garën brenda Partisë. Je komunist Akoma.

Zjarr Tv Ad