Andi Bushati replika me Kreshnik Spahiun: Si kanë shantazhuar gjykatësit

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati ka replikuar me juristin Kreshnik Spahiu, në emisionin “Now” në Euronews Albania, teksa diskutohej për situatën e brendshme në Partinë Demokratike.

Bushati u shpreh se çështja e vulës po zvarritet, teksa shtoi se në 32 vite, gjyqtarët kanë shantazhuar.

Ndërsa, Spahiu u shpreh se kjo është një çështje administrative, që duhet ta zgjidhin vetë demokratët.

Kreshnik Spahiu: Meqë iu referuam një rasti sporadik. Realisht, kjo është si çështja e një divorci. Nuk ka një praktikë gjyqësore, që gjykata të vendosë fatin e një çifti që ka 30 vite që dhunohet dhe rrihet me njëri-tjerin. Nëse ngel puna, që fati i çiftit që të bashkëjetojë sërish, ka marrë fund. Kjo është një çështje administrative, që këta duhet ta zgjidhin me njëri-tjetrin.

Andi Bushati: Ti e di më mirë sesa unë, që në Shqipëri, këto 30 vjet, që ka pasur gjykatës që kanë shantazhuar deri si do ndajnë fëmijët. Duke mos zbatuar ligjin, por për arsye korruptive, kanë ndërhyrë edhe në marrëdhëniet e familjes. Në këto kushte jemi edhe në politikë. Nuk ka rëndësi, kush ka më shumë të drejtë, Berisha apo Basha apo Alibeaj, këtu po përdoret shteti në grushtat midis këtyre. Kjo është e turpshme.

Zjarr Tv Ad