Habit Shakohoxha: Ke apartamente me 35 mijë euro te “Astiri”! Pse do e blesh me 6 mijë euro metri katror në qendër

0
825
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha, sot investitor në biznesin e imobilareve thotë se situata me ndërtimet, por edhe çmimet e apartamenteve në Tiranë është “mëse normale”.

Duke diskutuar mbi këtë temë në emisionin “Opinion”, Shakohoxha zbuloi se një apartament nga më të mirët, kryesisht ata të katit të fundit të pallateve të reja, mund të shkojë deri në 6 mijë euro metri katror.

Duke debatuar me Pano Sokon, i cili argumentoi se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë tepër të larta, duke u bërë edhe një prej arsyeve kryesore pse çiftet e reja krijojnë gjithnjë e më pak famijle, Shakohoxha habiti duke thënë se në Tiranë ka dhe apartamente me 35 mijë euro.

Sipas tij, këto apartamente ndodhen në zonën e “Astirit”. Megjithatë shifrat e fundit tregojnë se në “Astir” çmimi varjon rreth 850 euro metri katror.

Zjarr Tv Ad