Andi LILA i revoltuar: Turp! Talente kemi, por s’kemi KOK(Sh)!

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Andi Lila

Briken Çalja, i cili u rendit i katërti në botë dhe humbi vendin në podium vetëm për një kilogram, nuk ishte i shoqëruar në këtë kompeticion nga trajneri i tij Gerald Toska. Vendin e tij e kishte zënë presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza(edhe ai dikur ka qenë shtangist). Kompeticione të tilla kërkojnë seriozitet dhe përkushtim, burime dhe ndjenjë krenarie kombëtare. Nuk të bën fitues as dinjitoz presidenti i federatës që i fërkon shpatullat dhe kokën sportistit pas garës.

Turp!

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë ky paradoks që sportisti elitar në garën më të rëndësishme të karrierës të mos ketë trajnerin me vete në ndeshje. Është e njëjta gjë sikur në Euro2016 trajneri De Biassi të mos vinte në Francë dhe ekipin kombëtar ta drejtonte presidenti Duka.

Çorganizimi i KOKSh nuk mbaron këtu.

E njëjta gjë ndodh edhe me atletikën, ku Gjergj Ruli është edhe presidenti i federatës edhe trajneri i Izmir Smajlajt. Imagjinoni pak që Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të mos kishin në Olimpiadë trajnerin e tyre Driton Kuka…!

E pamendueshme!

31 vite demokraci dhe vazhdojmë të jemi vend që prodhon çudira dhe ende nuk duket se ka dikush vullnetin ta ndryshojë këtë mentalitet, sepse kur vjen puna tek sporti është gjithmonë ‘’lart dhe në fund’’.

Sporti nuk mbahet, as nuk zhvillohet me meremetim në momentim e fundit, por me politika dhe me financim dinjitoz. Nuk ka politikë rinore të mirë dhe të sinqertë pa një politikë të vërtetë për sportin.

Talente kemi, por s’kemi KOK(Sh)!

A.L

Zjarr Tv Ad