Anglezi i arrestuar për vrasjen e Ardian Nikulaj drejt pendesës

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anglezi Thomas Mithan, pjesë e skuadrës kriminale që vëzhgoi për disa ditë me radhë e më pas ekzekutoi biznesmenin lezhjan Ardian Nikulaj, ka dhënë shenjat e para për t’u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ai është arrestuar në vendin e tij bashkë me pjesën tjetër të grupit, përveç ekzekutorit, dhe gjykata po vlerëson kërkesën e Shqipërisë për ekstradim.

Gazetari Muhamed Veliu, ka mundur të sigurojë atë çfarë Thomas Mithan ka deklaruar në momentin e arrestimit, mëngjesin e së shtunës.

Ai ka trajtën e një rrëfimi prej një të penduari, pasi Thomas Mithan ka pranuar se përse kishte ardhur në Shqipëri dhe se çfarë duhet te bënte.

“Çfarë dreqin është kjo? Unë shkova në Shqipëri për pak ditë. Unë nuk doja të ngatërrohesha me atë histori prandaj u ktheva përsëri në Angli.

Unë shkova me Harriet në Shqipëri por vendosa të kthehesha”, ka pohuar ai.

Zjarr Tv Ad