ANGLI: Liverpul- Mançester Sitit sfida që nuk mbaron kurrë, Klop fiton përballjen e parë zyrtare me Guardiolën për sezonin e ri

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Liverpulit ka arritur  të siguroj trofeun e parë të sezonit duke fituar Superkupën e Anglisë pas suksesit përballë Mançester Sitit.

Ekipi i Jurgen Klop e nisi sfidën më mirë, duke sulmuar vazhdimisht dhe duke tentuar disa herë portën kundërshtare, derisa Aleksander Arnold e dërgoi topin në rrjetë pas një gjuajtje nga distanca. Kjo zgjoi “qytetarët” të cilët krijuan raste, por Haland nuk arriti t’i shfrytëzonte.

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat hodhën në fushë edhe blerjet e tjera të reja, që u bënë menjëherë protagonistë.

I pari ishte Julian Alvarez i cili barazoi shifrat për Mançester Sitin pas një gjuajtje të Foden të ndalur nga portieri. Por në fundin e sfidës, u ndez Nunjez i cili me atë që ka treguar deri tani në fushën e lojës ka bërë që te Liverpul të harrohet largimi i Mane.

Ai arriti të fitonte një 11-metërsh të cilin Salah e ktheu në gol dhe më pas, në minutat shtesë të ndeshjes, vulosi fitoren me një gjuajtje spektakolare me kokë, duke mbyllur sfidën me suksesin 3-1 të Liverpulit dhe duke i dhuruar skuadrës trofeun e parë sezonal.

Zjarr Tv Ad