“Anti-europian, pro-rus, anti-kinez”/ Ironia e Ndokës dhe qëndrimi i tij për protestën e 6 dhjetorit

0
190
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka konfirmuar për CNA.al se do t’i bashkohet Partisë Demokratike më 6 dhjetor për të protestuar kundër qeverisë.

Ai ka ironizuar qeverinë dhe kritikët e protestës së 6 dhjetorit që do të mbahet në të njejtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet edhe Samiti BE – Ballkani Perëndimor.

Duke iu përgjigjur “gojëve të liga”, Ndoka thotë se është i gatshëm të protestojë çdo ditë.

“Po protestove më datë 6, je anti-europian!

Po protestove më datë 7, je pro-rus.

Po protestove më datë 8, je anti-kinez.

Po protestove çdo ditë, je shqiptar! Unë jam shqiptar!”, theksoi kreu i PDK-së për CNA.al

Zjarr Tv Ad