A rrezikohet siguria e Samitit të BE? Boçi flet për skenarin e protestës më 6 dhjetor

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka zbulua detaje nga skenari që Partia Demokratike ka përgatitur për protestën e datës 6 dhjetor, që zhvillohet në të njëjtën ditë me Samitin e përbashkët të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Tiranë.

Boçi ka deklaruar se për një protestë që do të zhvillohet për problemet e qytetarëve nuk është e nevojshme të bëhet konsultim për datën apo formën sesi do të bëhet, duke nënvizuar se nuk do të rrezikohet perimetri i sigurisë së Samitit.

“Në momentin që ti ke arsye si qytetar për thirrjen dhe qenien në protestë, besoj se nuk ka asnjë lloj pengese marrëveshjeje, formalizimi, sepse ne e kemi deklaruar, është stinë protestash. Ne nuk kemi pretenduar që të hyjmë në perimetrin e sigurisë, është një përgjigje paksa hileqare, ndërton këtë lloj imazhi sikur ne duam të hyjmë në perimetrin e sigurisë. Kemi kërkuar protestë në bulevard. Perimetri i sigurisë vendoset edhe nga reagimi qytetar, nuk mund të bëhet fakt i kryer”, tha ai.

Ndër të tjera, Boçi zbuloi se PD ndryshe nga herët e tjera nuk ka biseduar me aleatët në lidhje me protestën që pritet të zhvillohet më 6 dhjetor.

“Nuk ka mungesë. Ka një sinqeritet komunikues në këtë rast. Kur akuzohesh për organizim politik, atëherë fillon bën marrëveshje me aleatët, thërret aleatët. Kur konsideron që protesta është qytetare, ti bën thirrjet si forcë politike dhe konsiderohet si një forcë opozitare. Nuk di që ka konsultime për datën dhe për formatin e protestës. Në këtë rast, besoj se mjafton vërtetësia që unë përcjell. Kur thirrja është për qytetarët, çdo reagim, nuk do të thotë që do të jetë brenda kostumit politik”, u shpreh Boçi për EuroNews.

Zjarr Tv Ad