Antimafia konfiskon pasuritë e të fortit të Shijakut Dash Gjoka

0
1752
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

rokuroria i konfiskon pasurine biznesmenit Dashamir Gjoka, nga Durrësi. Vendimi është marrë nga gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda, pas kërkesës së organit të akuzës.

Ai është pjesë e një hetimi pasuror nga “Antimafia”, pasi ka dyshime se i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

Biznesmenin Dashamir Gjoka, Gjykata e Apelit të Milanos në Itali e dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim për prostitucion.

Pasuritë e sekuestruara

-Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh “Gjoka”, ndodhur në Durrës;

-Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;

-Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;

-Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;

-Shoqëria “Gjoka” sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.

Vlera totale e pasurive të konfiskuara është llogaritur 200 milionë lekë te reja. Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim të shtetasit Dashamir Gjoka nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tij, dhe se personi i mësipërm nuk arriti që të provojë dhe të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurive në zotërim të tij.

Zjarr Tv Ad