Apple do të qëndrojë me tre Iphone këtë vit, njëri me ekran LCD

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inovacionet e Apple me Iphone dhe strategjia e çmimeve janë mjetet kryesore me të cilat Apple josh konsumatorët.

Apple ka planifikuar të lançojë tre modele të reja iphone one përsëri këtë vit përfshirë një pasardhës për modelin iphone one XR. Shitjet e këtij të fundit nuk përmbushën pritshmëritë e Apple sipas Wall Street Journal.

Në planet e kompanisë janë edhe funksione të reja të kamerës, si një kamër me tre sensorë për modelin e rangut të lartë. Dy modelet e tjera do të kenë kamer me dy sensorë.

Apple do të qëndrojë me ekranin LCD për pasardhësin e iphone në XR për shkak të shitjeve të dobëta.

Për 2020-ën kompania ka menduar të heqë modelin LCD në favor të ekraneve OLED.

Ekranet OLED janë përdorur për modelet XS dhe kanë kontrast më të lartë krahasuar me ekranin LCD të iphone one XR, iPhone 7 dhe 8.

Inovacionet e Apple me iphone one dhe strategjia e çmimeve janë mjetet kryesore me të cilat Apple josh konsumatorët.

Në Kinë gjigandi Amerikan ka hasur vështirësi sidomos nga konkurrenca e prodhuesve lokalë. 20% e të ardhurave të Apple vinë nga Kina. /PCWorld.al/

Zjarr Tv Ad