Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka lajmëruar që në muajin Shkurt, do të rikthehet në ekran emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, ku programi do të vijë me ndryshime e një ndër to, është studio.
Moderatorja ka publikuar një video, në studion e emisionit që shihet përplot me drita.
“Ndërsa në studion e “Duas” këtë vit më shumë dritë, më shumë shkëlqim, më shumë yje”, ka shkruar Arbana.
Pak ditë më pare, Arbana ka treguar se; i ftuar special, do të jetë edhe aktori i mirënjohur Robert Ndrenika.
“Dua të të bëj të lumtur” rikthehet në 6 shkurt në Top Channel dhe bashkë me të do të rikthehen edhe Artistët me A-të madhe (si Ndrenika) të ketij vendi.” – shkruan Arbana.