Lulzim Basha – Baton Haxhiut: Është sekret publik je këshilltar strategjik i Ramës…

0
639
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar analistin Baton Haxhiu, një nga këshilltarët strategjikë të Kryeministrit Edi Rama.

Kryedemokrati Basha, e ka konsideruar sekret publik këtë fakt, ndërsa më herët Haxhiu ishte shprehur se; një sondazh i kryer prej tij, nuk e nxirrte Bashën fitues në zgjedhjet e 25 prillit.

Pjesë nga biseda

Basha: Është një sekret publik që ti je një nga këshilltarët strategjikë kryesorë të Kryeministrit Rama.

Haxhiu: Sekret publik?

Basha: Sekret publik.

Haxhiu: Sekret publik që e krijoni ju.

Basha: Kjo është një gjë që dihej publikisht. Unë nuk mendoj se ju ofendoj duke ju thënë këtë, është zgjedhja juaj.

Haxhiu: E kam pranim publik, se e kam mik Edi Ramën.

Zjarr Tv Ad