Elisa Spiropali: Rama është i spikatur në diplomaci/ Duhet të krenohemi që po pajton Greqinë me Turqinë

0
468
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehet se; çdo shqiptar duhet të ndihet krenar që Kryeministri Edi Rama, është ndërmjetësi për të pajtuar Greqinë me Turqinë, lidhur me konfilktin për kufirin ujor në detin mesdhe.

Gjithashtu, Spiropali tha se; Rama, është i spikatur për diplomacinë rajonale dhe kjo s’ka asnjë dyshim.

Spiropali: Nuk ka vend për shqetësim, përkundrazi ka vend për krenari që Shqipëria dhe kryeministri i këtij vendi diskutohet edhe në nivele të larta, ashtu siç raportonte edhe “BILD” për komunikimin me kancelarin, që Shqipëria është një faktoraxhi i lëvizshëm në diplomacinë rajonale dhe që Edi Rama është i spikatur në këtë pikëpamje kjo s’ka asnjë dyshim, këtë e dinë të gjithë.

T’ë mundohesh t’i vesh kësaj bishta, cene, etj, tregon një mungesë vetëdije, patriotizmi dhe krenarie kombëtare se ai nuk është kryeministri i socialistve, ai është kryeministri i Shqipërisë dhe fakti që Ministri i Jashtëm i Turqisë deklaron publikisht që ne jemi të gatshëm që me ndërmjetësimin e Edi Ramës të ulemi në Tiranë për të gjetur disa zgjidhje me qeverinë greke këtu s’ka asgjë të keqe përkundrazi kjo duhet të jetë krenari për këdo, sepse po ju them që këtu përmendet Shqipëria.

Zjarr Tv Ad