Arben Malaj flet për planet e tij: Ja se çfarë do të ndodhë pas 25 prillit…

0
616
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka folur lidhur me planet e tij për të ardhmen.

Malaj, tregoi në programin “A2 Business Ëeek” se; ndonëse fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit është duke nisur, ka vendosur të mos jetë pjesë e angazhimeve politike.

Gjithashtu, Malaj shtoi se; nuk do të jetë pjesë e garës, për shkak se parapëlqen t’u hapë rrugë të rinjve ambiciozë, pasi tani ka ardhur koha për ta.

“Unë jam më i lirë për të folur tani pasi nuk do të kem më angazhime për mandate politike dhe do të jem më i fokusuar te pjesa shkencore. Nuk do të jem pjesë e garës elektorale.

Unë parapëlqej harmonizimin e gjeneratave, që të kemi një gjeneratë të re ambicioze, ndërsa ne kemi përvojën dhe duke i harmonizuar të dyja në pozicione të veçanta mund të maksimizojmë dobishmërinë për vendin tonë”, është shprehur Arben Malaj.

 

 

 

Zjarr Tv Ad