Arditi do të ishte sot 23 vjeç, nëse makineria korruptive e Veliajt s’do ta bënte viktimë

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Belind Këlliçi.

6 vjet pa Arditin!

Ardit Gjoklaj do të ishte sot 23 vjeç nëse makineria korruptive Erion Veliaj nuk do t’i bënte të miturit viktima të mafias së plehrave. Arditi punonte mes plehrave për të siguruar të ardhura për shkollimin e tij. Një hero 17-vjeçar që ndynte duart dhe mushkëritë, në kushte çnjerëzore, për t’i bërë ballë sistemit kriminal të mbijetesës që u imponohet shqiptarëve që në fëmijëri.

Ardit Gjoklaj zgjodhi të jetojë e punojë me ndershmëri në ambientin më të pandershëm, më të pistë dhe shfrytëzues që ka njohur Shqipëria. I kam dhënë fjalën e nderit prindërve të tij se do të kërkoj drejtësi deri në fund të botës për birin e tyre, se do t’i bëhem makth kryeplehrës që i mori jetën dhe SPAK-ut që fle mbi dosjen e zezë të Erion Veliajt.

Drejtësi për Arditin derisa Erion Veliaj të shkojë mbrapa hekurave, aty ku e ka vendin!

Zjarr Tv Ad