U largua me parametra zero, ish ylli i Realit firmos tek skuadra tjetër e La Liga

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas nëntë sezonesh Isco  nuk do të jetë më futbollist i Realit të Madridit. Mesfushori është larguar me parametra zero dhe do të vazhdoj të jetë pjesë e La Ligas por me një fanellë tjetër.

Bëhet fjalë pikërisht për skuadrën e Sevilias me të cilën 30-vjecari ka arritur një marrveshje në parim. Ditën e hënë futbollisti do të kryej vizitat mjekësore dhe do të firmos edhe kontratën e re që do ta mbaj të lidhur me Sevilian deri në vitin 2024.

Sezonin e fundit në Madrid Isco u aktivizua në 14 takime në të cilat arriti të shënonte edhe 1 gol.

Më herët ai ka mbajtur veshur edhe fanellën e Valencias dhe Malagas.

Zjarr Tv Ad