Arian Çani: Metës i kanë bërë diçka, si mund të jetë fundi i tij politik

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Arian Çani në një intervistë për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK.

Ai theksoi se kjo që po bën Ilir Meta nuk është aspak politike.

Sipas tij ai po krijon alibi pasi ka një frikë shumë të madhe sepse nuk i shmanget drejtësisë.

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike, po sillet si një njeri sikur i kanë bërë diçka prapa krahëve. Është si një njeri i zakonshëm. Shpërthimi i Metës nuk është politik. Çfarë e shtyn Metën që të bëjë këtë sjellje.

Mesa duket Meta ka një frikë shumë të madhe që nuk do i shmanget dot drejtësisë, domethënë që mund të përfundojë i arrestuar dhe ai ka vendosur që të krijojë një alibi shumë të madhe publike. Duke i rënë SPAK duke i rënë Dumanit, në momentin që merret si i pandehur dhe kur të përfundoj në arrest shtëpie të ketë një alibi që të thotë që unë e paralajmërova atë që ndodhi”-tha ai.

Zjarr Tv Ad