Arlind Qori: Këtu nuk duan të rrinë as shqiptarët, jo më afrikanët, që arratisen për më mirë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e një kampi refugjatësh.

Ai deklaroi se BE ka gjasa ta tolerojë mungesën e demokracisë në Shqipëri, në këmbim të mbajtjes së refugjatëve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Qori deklaroi se në vendin tonë nuk po rrinë as shqiptarët e jo më afrikanët, që arratisen nga vendet e tyre për më mirë dhe jo për të qëndruar në vende të ngjashme me të tyret si Shqipëria.

“BE do ta tolerojë mungesën e demokracisë në Shqipëri, pikërisht që ne të mbajmë refugjatë. Nga ana tjetër rrugëtimi i Shqipërisë në BE ka ngecur dhe mesa duket Rama kërkon një korsi preferenciale, që ne të afrohemi me BE, por jo se e meritojmë.

Marrim një shembull. Ky njeriu refugjat, niset nga Afrika dhe paguan deri në 10 mijë euro, për të ardhur në Evropë. Pasi të vijë në Itali, do të vijë në Shëngjin që është porti më i afërt. Ai do të vijë në një vend që ka shumë ngjashmëri me vendin nga është nisur, në një vend që njerëzit arratisen nga vendi i tyre. Ç’do të bëjë ky njeri këtu?”-tha ai.

Zjarr Tv Ad