“Arnaut, Edi, Edi”, presidenti Erdogan takon një shqiptare në New York, përmend menjëherë emrin e kryeministri Rama

0
222
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ndodhet në Shtetet e Bashkuara ku po merr pjesë në disa takime zyrtare. Si rrallëherë, ai ka dalë në “Central Park” të Nju Jorkut, me një numër të pakët rojesh sigurie dhe ka biseduar me qytetarë të rastësishëm.

Shumë prej tyre janë habitur kur e kanë parë aq pranë liderin turk dhe janë afruar të bëjnë foto, ta përshëndesin, ndërkohë që nuk kanë munguar as rastet kur dhe vetë Erdogan i ka ftuar qytetarët e kombësive të ndryshme të ulen dhe të bisedojnë me të.

Ne kemi shkëputur pamjet kur pranë tij shkojnë dy gra dhe një vajzë e vogël, të cilat prezantohen si shqiptare. Presidenti turk menjëherë kupton origjinën e tyre dhe u drejtohet “Arnaut, Edi, Edi”, duke kujtuar kryeministrin Rama.NEWSBOM.AL

Zjarr Tv Ad