Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar arrestimin e disa personave për blerjen e votave në Greqi këtë të diel ku në vendin fqinj po mbahen zgjedhjet parlamentare.
Hoxha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe Ministrinë e Jashtme shqiptare të cilat sipas tij duhet të reagojnë menjëherë për këtë ngjarje sikurse edhe pala greke reagoj menjëherë për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.
Gazetari nuk ka kursyer as kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis për të cilin është shprehur se u kap me “presh në duar”.
“Pres kryeministrin Rama dhe Ministrine e Jashtme të Shqipërisë, të dënojnë ashpër, shumë ashpër, blerjen e votës dhe deformimin e rëndë të demokracisë, në një vend anëtar i BE-së, si Greqia…
Qirje Qirjakos Mitsotaqis, nuk duhet t‘i arrestonte që sot blerësit e votave në Kardhica. Ai duhet të përgjigjet urgjentisht për këtë masaker zgjedhore i kapur me presh në duar.
Nuk e di si i mban vendi, pa tundur dheun dhe pa sokëllitut, dy mbrojtësit me të flaktë të votës së lire dhe të demokracisë në rruzullin tokësore, 2 ish-presidentet dhe ish-kryeministrat e Shqipërise, Sali Berisha dhe Ilir Meta…
Në këto kushte, SPAK, duhet ta lirojë Belerin nga burgu, vetëm kur gjykata greke të lirojë nga burgu blerësit e votave në Kardhica…
Tani në Manastiraqi të fillojë vallja çame e “Osman Takës”…
ZITO I ALVANIA”, shkruan ai në rrjetet sociale.