Plas debati i ashpër në Komisionin e Ekonomisë mes Shalsit dhe Spahos: Jo vetëm injorim, ti do të degjenerohesh (DEBATI)

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet për një ndryshim në ligjin e statusit për gjyqtarët dhe prokurorët.

Debatet nuk kanë munguar gjatë mbledhjes mes Eduart Shalsit, kryetarit të komisionit dhe deputetit Edmond Spaho.

Spaho ka ndërhyrë teksa kolegët po jepnin mendimin e tyre në lidhje me ndryshimet dhe sjellja e tij është quajtur pa etikë nga ana e Shalsit.

Pjesë nga debati:

Shalsi: Zoti Zëvendës ministër, a ka mundësi mos t’i ktheni fare përgjigje? Mos e ktheni as kokën. Jo injorim por ti do degjenerohesh.

(Spaho ndërhyn nga vendi)

Shalsi: Shiko, shiko çfarë bën. Kalojmë në votim se është e kotë. Çfarë shqetësimi ke zotëri. Kontribuoni në etikë. A të duket normale sjellja jote? S’të jep përgjigjen që do ti, por sipas asaj që ato dinë. Këtu janë të pranishëm të gjtihë deputetët, çfarë statusi ke ti që s’lë të tjerët.

Spaho: Unë kam drejtuar një pyetje, po pres një përgjigje.

Shalsi: Ja shiko, shiko çfarë bën. Vazhdo zonja Dhëmbi.

Zjarr Tv Ad