Arrestimi i 3 efektivëve nga AMP, ministri Balla: Punonjësit e policisë të përfshirë në korrupsion do të përballen me ashpërsinë e ligjit

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të tre efektivëve të policisë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ku dy prej tyre janë punonjës të Forcave Shqiponja.

“Punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare apo dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm do të vijojnë të përballen, pa dallim dhe #zerokompromis me ashpërsinë e ligjit dhe vendosmërinë e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për ta rritur në një tjetër nivel sundimin e shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit”, shkruan ministri Balla në një postim në Facebook.

Reagimi i Taulant Ballës:

Vijon procesi i vetë-pastrimit në Policinë e Shtetit. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dhe vendosur përpara përgjegjësisë penale tre oficerë të Policisë së Qarkullimit Rrugor, dy në Vlorë dhe një në Fier për veprime korruptive, duke i çuar në 10 rastet e turpit të goditura në tetë javët e fundit nga një proces vetëpastrimi i radhëve të Policisë, i cili ka hyrë në një fazë të re, pa kthim pas!

Punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare apo dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm do të vijojnë të përballen, pa dallim dhe #zerokompromis me ashpërsinë e ligjit dhe vendosmërinë e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për ta rritur në një tjetër nivel sundimin e shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në këtë drejtim është kritike, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët shqiptarë është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurtë dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të gardianëve të ndershëm dhe profesionistë ligjit.

Falenderojmë të gjithë ata qytetarë të cilët kanë raportuar apo ndarë me ne ankesat e tyre për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit.

Zjarr Tv Ad