Një 21 vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar të vëllanë, më të madh se ai në moshë.
Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin R.L, 21 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, Divjakë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht vëllanë e tij, shtetasin N.L, 34 vjeç”-njofton policia.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- R.L, 21 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht vëllanë e tij, shtetasin N.L, 34 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.