Arrestohet një grua në Mallakastër, dyshohet se blinte vota në favor të Agron Kapllanajt

0
316
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka arrestuar një grua, pasi dyshohet se blinte vota në favor të kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Bëhet me dije se policia ka arrestuar gruan me iniciale D.D., pas një denoncimi që ishte bërë në rrjetet sociale.

Nuk ka ende një informacion Zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje. Kujtojmë që edhe 5 ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 15 majit, ku PD edhe këtë herë garon e ndarë mes PD të Alibeajt dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” me Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Burimi: NewsBomb

Zjarr Tv Ad