Arrestohet pas 11 vitesh shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

0
487
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Katalonjës “Mossos de esquadra” në bashkëpunim me autoritetet italiane vunë në pranga shqiptarin e shumë kërkuar Florenc Nishku 28-vjeç, personi u cili vrau Spino Binjakun.

Autoritetet italiane njoftojnë se Florenc Nishku u kap pas 11 vitesh pasi ishte shpallur në kërkim.

Nishku konsiderohej si një kriminel i rrezikshëm i cili u dënua nga drejtësia italiane me burgim të përjetshëm si autori kryesor i vrasjes së shqiptarit Spiro Binjaku.

Krimi u krye në shtator të 2007 në komunën Botticino Sera në provincën e Breshias për motive të lidhura me trafikun e prostitucionit.

25-vjeçari Spiro Binjaku u godit me thikë në trup dhe ndërroi jetën në spital pas dy ditësh

Mësohet se dy shqiptarët merreshin me trafikun e prostitucionit dhe sherri midis tyre lindi për shkak të kontrollit të territorit të vajzave që i nxirrnin të punonin si prostitutë në rrugë.

Spiro Binjaku ishte përmendur shpesh nga mediat shqiptare për ngjarjen e shuarjes së familjes Mahmuti në Elbasan pas vrasjes së 3 anëtarëve të kësaj familje.

 

Zjarr Tv Ad