ARRSH njoftoi sot në mëngjes mbi gjendjen e akseve kryesore.
Njoftimi i ARRSH-së
Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.
Në Qarkun Vlorë qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.
Në Qarkun Korçë, gjatë orëve të natës ka pasur reshje bore shoqëruar me erë të fortë. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin dhe zgjerimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullohet me zinxhir:
Rruga K/Boboshticë- Dardhë,
Rruga Qafë Qarri-Ersekë.
Në Rajonin Qendror Tiranë:
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen pa probleme.
Në Rajonin Verior Shkodër:
Gjatë natës ka pasur reshje bore shoqëruar me erë të fortë.
Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në rrugët:
Zalldardhë-Reç-Draj Reç,
Kryqëzim Domaj-Draj Reç,
Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Kuben-Vasie,
Trebisht-Doganë,
Qafë Bualli-Krastë.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.