Policia e Kolumbisë ka mbyllur muzeun e vogël në Medellin, në të cilin prezantohet jeta e dilerit të drogës, Pablo Eskobar.
Zyrarët kanë nisur bastisje për të mbyllur tërë zonën e muzeut, e cila është në pronësi të vëllait të Escobarit, me arsyetimin se ai nuk ka licensë për turizëm.
Në pikën e karrierës së tij, karteli i Escobarit ka kontrabanduar pothuajse 80 përqind të kokainës që ka hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ai është vrarë nga policia në Medellin më 1993.
Në mesin e gjërave të prezantuara në muze janë edhe disa vetura dhe motoçikleta të Escobarit.
“Kemi pezulluar përkohësisht aktivitetin e këtij biznesi në Medellin, i cili ka promovon jetën e një prej banditëve më fatkeq, i cili i ka bërë shumë dëm këtij qyteti”, ka thënë shefi i sigurisë së Medellinit, Andrés Tobón, për gazetën lokale, El Colombiano.
“Dhe sikur kjo të ishte e tëra, udhëheqësia e muzeut nuk ka vepruar në përputhje me rregullat”, ka shtuar ai.
Përveç muzeut, në të ashtuquajturin “narko turne”, përfshihen edhe vendi ku është varrosur Esbobari dhe një shtëpi luksoze në qytetin e tij.
Kryetari i këtij qyteti ka kritikuar këtë turne, duke thënë se vetëm glorifikon jetën e trafikantëve të drogës.
Nga vitet 1990, autoritetet e këtij qyteti kanë punuar për të shkatërruar kartelet e drogës mirëpo pavarësisht se ato janë zvogëluar tejet shumë, ende ka të tilla që operojnë në këtë qytet.