Artan Fuga: Kush është njeriu më i lumtur nga bashkimi i deputetëve të opozitës në sallën “Basha” të Hotel Tiranës?

0
239
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku i njohur Artan Fuga ka ironizuar situatën brenda PD-së, ndërsa theksoi se personi që gëzohet më shumë se të gjithë për bashkimin e 43 deputetëve, është Lulzim Basha.

Në një reagim në ‘Facebook’, Fuga thekson se Basha rehat-rehat i shpall tashmë të larguar këta deputetë, krijon grupin e vet me nëntë a më shumë deputetë.

REAGIMI I FUGËS:

Kush është njeriu më i lumtur nga bashkimi deputetëve të opozitës në sallën “Basha” të Hotel Tiranës?

Në ka njeri që duhet të gëzohet më shumë se të gjithë nga “bashkimi” i djeshëm i 43 deputetëve në sallën “Ba(l)sha” të hotel Tiranës, është pikërisht Lulzim Basha!

Basha fitoi te Balsha!

Në vend që këta 43 deputetë të shkojnë të bashkohen me grupin e deputetëve të gjoja PD, ose të pd së vulës, a nuk di si e quajnë, dhe të bëjnë shumicën absolute atje, pra të marrin kontrollin e grupit, dalin më vete gjoja kundër Bashës. Pra, ikin nga grupi i PD zyrtare.

Prodhojnë efektin e kundërt!

Lulzim Basha rehat rehat i shpall tashmë të larguar, krijon grupin e vet me nëntë a më shumë deputetë, dhe i ka të gjitha: vulën, grupin e deputetëve, gjithçka i duhet për të pasur përsëri vende deputetësh në Kuvendin e ardhshëm.

Zjarr Tv Ad