Artan Fuga shpreh habinë për dhuratën ndaj Dua Lipës: Se mos hap sytë ajo e shkreta dhe mendon se këtu nuk zbatohen ligjet dhe sikur ka privilegje jashtë ligjit, ashtu siç hapa sytë unë sa një gjergjef, kur dëgjova ç’u tha kur iu dhurua targa, sepse i del ndonjë polic i ndershëm i rrugores dhe i kërkon nëse ajo targë, është në përputhje me standardet…

0
259
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesori dhe akademiku Artan Fuga, ka reaguar për vizitën e këngëtares kosovare Dua Lipa në Shqipëri. Më konkretisht, ai ka veçuar një dhuratë që ka marrë ajo nga kryebashkiaku Erion Veliaj, një targë makine shqiptare me shkrimin “Dua 100 TR”. Me anë të një postimi në Facebook, ai i bën thirrje këngëtares se mos e përdor me të vërtetë targën e dhuruar në makinën e saj në Shqipëri dhe pandeh se nuk preket nga ligji. Profesori është shprehur i habitur nga kjo dhuratë ndaj thotë se; Dua Lipa nuk duhet të keqkuptohet e mos të ndihet e privilegjuar.

“Se mos hap sytë ajo e shkreta dhe mendon se këtu nuk zbatohen ligjet dhe sikur ka privilegje jashtë ligjit! Siç hapa sytë unë sa një gjergjef kur dëgjova ç’u tha kur iu dhurua targa” – shkruan Fuga.

Postimi i profesor Artan Fugës:

Duhet të ketë kujdes Dua Lipa se mos e përdor me gjithë mend atë targën DUA100 për veturën e saj nëpër Shqipëri se mund t’i pjelli belaja! I del ndonjë polic i ndershëm i rrugores dhe i kërkon nëse ajo targë është në përputhje me standardet e vendosjes së targave në territorin shqiptar, nëse është në lejen e qarkullimit të autoveturës, nëse targa është vendosur nga ndërmarrja e transportit rrugor konform rregullave, kush i ka paguar lekët për të, sepse mesa di unë targa i vendoset një veture konkrete, dhe nuk merret kështu si gjë më vete dhe pastaj ngjitja kujt të duash, ndonjë pajtoni, ndonjë tanksi a ndonjë veture!

Aq më shumë mos kujton se ajo targë  e mbron nga ndonjë polic rrugor sikurse iu premtua! Nuk ka privilegje në rrugët tona. Se mos keqkuptohet ajo! Më mirë thjesht e modeste, pa targa të privilegjuara se semafori është semafor, të gjithë duhet të ndalojnë para tij. Se mos hap sytë ajo e shkreta dhe mendon se këtu nuk zbatohen ligjet dhe sikur ka privilegje jashtë ligjit! Siç hapa sytë unë sa një gjergjef kur dëgjova ç’u tha kur iu dhurua targa!

Zjarr Tv Ad