Artan Hoxha: Historia e Ervis Martinajt u mbyll pa bujë, askush nuk kishte interes të zbardhej e vërteta!

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe mungesën e interesit të autoriteteve për të zbardhur këtë ngjarje.

Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se dënimi minimal i Jeton Lamit, oficerit të Operacionales që e shoqëronte Martinajn dhe fakti se prokuroria nuk ka përdorur të gjithë rrugët ligjore që ai të flasë dhe të kthehet në bashkëpunëtor, është tregues i mungesës së interesit për ta zbardhur zhdukjen e Ervis Martinajt.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Gjithë zhurma që ndoqi çështjen Martinaj, njeriu që do të zbërthehej, papritur u dha një vendim në gjykatën e Lezhës dhe kuptojmë se nuk do të kemi kurrë mundësi të marrim vesh çfarë ka ndodhur me Martinajn. Gjykata i ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Ai përfiton edhe kohën e paraburgimit, kështuqë dënimi për të, që e mbajti gojën mbyllur, është aluduar se mund të ketë folur në prani të ish drejtorit të përgjithshëm që dha dorëheqjen. Njeriu kyç për të zbërthyer se çfarë ka ndodhur, merr një vendim që me gjykim të shkurtuar mbyllet këtu. Dimë që ky e lëvizi me makinë por se kush shkoi historia mbyllet këtu.

Eugen Beci: Dënimi është normal sepse është për shpërdorim detyre, por problemi cedon te mënyra si heton prokuroria shqiptare. Njeriun kyç ta lësh në prokurorinë e Lezhës dhe të mos e marrësh në SPAK? Ke një personazh si Martinaj dhe për hir të kërkimit të tij, që është edhe me masë sigurimi arrest me burg, do të duhej të këmbëngulej te personazhi që mund të kishte të dhëna. Ligji lejon që prokurori i prokurorisë së posaçme mund të tërheqë çdo dosje. Nuk e shoh te dënimi i personazhit problemin, por tek mënyra se si është hetuar.

Artan Hoxha: Gjithë ajo histori e madhe… Jeton Lami nuk ka qenë duke shoqëruar një dasmor, por Ervis Martinajn. Atij i interson të mos flasë, por prokuroria përse nuk shfrytëzon të gjithë rrugët ligjore për të shkuar te thelbi? Ky lloj dënimi i dhënë nga gjykata e Lezhës dhe hetimi nga prokuroria e Kurbinit, do të thotë se në këtë histori, Martinaj që ishte armik publik, nuk e donte askush, ky vendim tregon se askujt nuk i intereson të zbardhë të vërtetën se cfarë ka ndodhur aty. Fakti që kjo histori mbyllet në këtë formë, askush në këtë vend nuk është interesuar për të zbuluar të vërtetën.

Zjarr Tv Ad