“Rreth 500 iranianë u larguan nga MEK”, kreu i shoqatës ASILA: Ai është burg i sigurisë së lartë

0
351
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dashamir Mersuli, kryetar i Shoqatës ASILA që pranon dhe ndihmon dezertorët e kampit MEK në Manzë, tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se deri më sot rreth 500 iranianë janë larguar nga kampi i muxhahedinëve dhe se kushtet atje janë shumë të rënda për anëtarët e thjeshtë, kurse kasta drejtuese jeton në luks.

Biseda në studio

Mersuli: Shoqata është krijuar për të ndihmuar dhe mbështetur inranianët që janë larguar nga kampi i MEK gjatë viteve të fundit. Historitë që tregoi z. Hamid Atabai janë një grimcë e vogël e historive që kam dëgjuar për jetën, jetë qeni, do ta quaja brenda kampit të MEK-ut.

Nxitja që pata për t’i ndihmuar ishte humbja e jetës së vëllait tim në mërgim dhe unë mendova që nevojat shëndetësore dhe për krijim familjesh të këtyre njerëzve që ishin larguar nga kampi i MEK-ut nuk mund të përballoheshin me ndihma individuale të bujarisë shqiptare, por duhej një organizatë që zgjidhte problemet e tyre dhe kjo në detyroi që t’i përgjigjeshim këtij realiteti. ASILA është një shoqatë jofetare dhe jopolitike, por në ndihmë të dezertorëve të MEK-ut.

Rakipi: Sa dezertorë ka nga kampi i MEK-u?

Mersuli: Mund të shkojë rreth 500, por disa prej tyre janë larguar në vende të tjera të Evropës, por shoqata ASILA ka rreth 30 iranianë, 6 prej të cilëve bashkëjetojnë me vajza shqiptare, dy çifte kanë lindur fëmijët e parë shqiptaro-iranianë. Jetojnë në kushte komode. 14 prej tyre janë të punësuar në fabrika dysheqesh, lavazhe, në shërbime. Në Tiranë ka edhe të tjerë. Të 30 iranianët që janë në shoqatën ASILA vuajnë nga sëmundje të aparatit tretës, që tregon se ata kanë vuajtur edhe për bukë aty në MEK, ndërsa kasta drejtuese ka bërë jetë luksoze.

Rakipi: A ka persona të tjerë që duan të largohen?

Mersuli: Dëshirat e tyre për t’u larguar janë të shumta, dëshira më e madhe është e familjeve të tyre dhe në Iran kam takuar zonja që kanë 30-40 vite që nuk kanë komunikuar me familjet e tyre, por duke qenë në këtë kamp, që do ta quaja burg të sigurisë së lartë, mundësia e komunikimit të familjeve është minimale. ASILA është përballur me MEK se është konsideruar prej tyre një oaz që pret dhe ndihmon ata që ikin. Në Tiranë ka edhe iranianë të tjerë që nuk janë anëtarë të shoqatës që ndodhen nën një presion të madh nga MEK-u, deri në kërcënim me vdekje dhe u thonë se do të arrestohen nga policia shqiptare po erdhën në ASILA. Ne jemi sulmuar nga MEK-u, siç ndodhi në panairin e librit në Durrës. Ata janë të dhunshëm, në gen.

Zjarr Tv Ad