Artan Hoxha zbulon të pathënat/ E vërteta e sondazheve të televizioneve para zgjedhjeve

0
399
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të vërtetën e sondazheve që zhvillohen nga televizionet para zgjedhjeve.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se kryesisht sondazhet i fiton partia politike dhe kandidati i të cilës ka paguar më shumë para.

Ai shprehet se ato s’kryhen nga kompanitë e huaja. Sipas tij, sondazhet më të besueshme janë ato që partitë politike i bëjnë për vete, por rezultati i këtyre sondazheve sekrete nuk publikohet kurrë.

“Nëse e keni vënë re këtë muaj, ekranet e televizioneve kanë qenë të përmbytura nga sondazhet për zgjedhjet lokale…

Në fakt, kam refuzuar çdo ftesë të kolegëve që të flas në emisionet e tyre në lidhje me sondazhet elektorale.

Nuk i besoj kurrë sondazhet, sidomos ato që publikohen para zgjedhjeve.

Duke punuar në media për një kohë të gjatë, e di fare mirë si funksionon skema.

Sondazhin e fiton ajo forcë politike, e cila ka paguar paratë për televizionin që publikon sondazhin dhe pajton gjoja një kompani të huaj për të kryer sondazhin.

Pra është shumë e thjeshtë, “sondazhin e fiton ai që paguan paratë”…

Sondazhet më të besueshme janë ato që partitë politike i bëjnë për vete, por rezultati i këtyre sondazheve sekrete nuk publikohet kurrë, sepse në fakt ky lloj sondazhi është afër të vërtetës…”, shkruan gazetari.

Zjarr Tv Ad