Ashensorët në ‘sitë’/ Frika nga tërmetet ve qeverinë në lëvizje

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi më i keq që mund të merrni teksa ndjeni tërmetin është të dilni duke përdorur ashensorin. Jo pak qytetarë e gjetën si mënyrën më të shpejtë për të dalë nga pallati të ditën kur ra tërmeti.

Por kjo është e rrezikshme pasi ashensori mund te bllokohet.

Kryeministri Edi Rama u shpreh një ditë më parë se në kuadër të vendimeve për situatën pas tërmetit, qeveria ka vendosur të sigurojë një ekzaminim të plotë edhe për ashensorët, në pallatet e ndërtuara pas viteve 90.

Ndërkohë që pas tërmetit u eliminuan dyshimet për sigurinë e ndërtesave të ndërtuara vitet e fundit, Rama e vlerësoi e vlerësuar këtë si lajm të mirë.

“Objektivi është që të sigurohemi se ashensorët në përdorim plotësojmë kriteret dhe nuk janë të impaktuar teknikisht pas tërmetit”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ministria e Financave po punon mbi disa ndryshime ligjore lidhur me rritjen e elementëve të cilësisë së certifikimit sa i përket sigurisë së ashensorëve, sipas standardeve të bashkimit Europian, të cilat shumë shpejt do të dërgohen për miratim në Këshillin e Ministrave.

Zjarr Tv Ad