Astrit Patozi: Berisha po e mban të bllokuar në “kështjellë” Bashën, po pret që t’i mbarojë uji…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, e ka krahasuar Sali Berishën me “Tursun Pasha”, duke thënë se po e mban të bllokuar në kështjellë Lulzim Bashën.

Sipas Patozit, Basha duhet të dalë përballë demokratëve dhe t’u mbushë mendjen atyre, që Berisha e ka gabim me këto qëndrime. Ishte i ftuar në “Opinion”, Patozi thotë se gjatë karrierës së tij politike nuk ka pasur kurrë idhull.

“Një njeri që pretendon të ketë një parti të tijën, ai ka frikë nga partia e vet. I ka dalë tjetri si “Tursun Pasha” dhe po e mban të rrethuar në kështjellë, po e mban pa e sulmuar, po e mban që t’i mbarojë uji, ai nuk del. Basha duhet të shpjegohet dhe të dalë përballë demokratëve dhe të thotë që këto janë të pavërteta pavarësisht se ky është Sali Berisha pavarësisht se ai ishte idhulli i tij. Sepse unë s’kam pas kurrë idhull dhe s’kam për të pasur, do vdes i qetë për këtë pjesë”, u shpreh Patozi.

Zjarr Tv Ad