ATA QË SHIHNI NË EKRANE SI ANALISTË s’janë tjetër veç KOMISARË

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Armir Shkurti 

Këtë titull në Shqipëri ia venë abuzivisht vetes plot sharlatanë.

Analist është një profesionist i specializuar në një fushë. Ka analistë të ekonomisë, ushtarakë, demografikë, financash, krimi… Pra janë specialitë ( për të mos thënë shkencëtarë ) të përqëndruar vetëm në një parcelë të një shkence.

Tek ne, ai që del në televizor me titullin “analist”, flet me kompetencë për të shkuarën e të ardhmen e politikës, pastaj jep mend për kulinarinë e verën, mandej për shëndetësinë, për formën e tokës e gjithçka tjetër.

Analiza është një proces shkencor që ka ca parametra. Statistikën, fakte, eksperiment, prova, referenca nga specialistë të fushës, dijet dhe arsimimin përkatës të atij që bën analizën etj etj.

Le ta ngulitim sërish ( edhe pse e përsëris dendur): ATA QË SHIHNI NË EKRANE SI ANALISTË s’janë tjetër veç KOMISARË. Kanë detyrë thjesht përpunimin dhe orientimin e opinionit publik.

Për këtë arsye kanë shpikur edhe “varietetet” opinionist, komentator, kontekstualist etj etj.

Për këtë arsye kanë pjellë edhe “analist i majtë”, “analist i djathtë”, “analist i pavarur”. Për ta kuptuar sa qesharake është kjo, mendoni të çoni një analizë urine. “Analisti i majtë” ju nxjerr me gur në veshka, “analisti i djathtë” me diabet ndërsa “i pavaruri” – shtatzënë.

Darkat pra s’janë veç drogë e përgatitur nga politika dhe injektuar nga ekrani prej “analistëve”, “kontekstualistëve”, “opinionistëve” që bëjnë turne nga një studio në tjetrën. Madje ndodh të jenë njëherësh në dy emisione njëkohësisht!!

VENDOS NË PUNË TRURIN!! SHIKO ℂ̧’𝔹𝔼̈ℍ𝔼𝕋 DHE JO ℂ̧’𝕋ℍ𝕌ℍ𝔼𝕋. Po i rreshtove ato që u bënë a nuk u bënë, po bëhen a s’po bëhen…, po mbylle veshët për ato që të ushqejnë nga studiot, e ke shumë më të lehtë ta bëshë vetë analizën

Zjarr Tv Ad