Autor i vjedhjes së 5 biçikletave e 3 telefonave në Durrës/ Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

DURRËS – Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e djeshme, pasi është autor i 8 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit gusht.

Personi me iniciale A.V. me banim në Durrës është arrestuar në flagrancë  në lagjen nr.12, në Durrës, duke i vjedhur biçikletën vajzës L.K..

Nga hetimet e kryera rezulton se ai u ka vjedhur biçikletat personave I.D., Sh.R., Th.P., M.S., H.D., si dhe aparatet celular shtetasve: R.Z.,  S.K., O.J. Pas arrestimit në flagrancë ai do të dënohet për veprën penale “Vjedhja”.

Zjarr Tv Ad