Vrasja e 23 vjeçares në vitin 2012:/ Ja dëshmia gjakftohtë e babait

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANË– Kjo është fotot e fundit e Eglantina Bucit siguruar ekskluzivisht nga Report Tv. Në vitin 2012 ajo u ekzekutua nga familjarët e saj babait Faik Buci dhe vëllai Shkëlzen Buci. Për të zbardhur këtë krim mbuluar nga heshtja, hetuesve shqiptarë u është dashur nga vitit 2012 ta rihapin dy herë dosjen.

Asnjë kallëzim nga familjarët për humbjen e Eglantinës, zhdukjen e saj apo kontaktet e munguara me familjen. Ende edhe sot në regjistrin e gjendjes civile apo atë të votuesve Eglantina e lindur në 14 tetor 1989 është e gjallë. Askush nuk e dinte ku ndodhej, deri sa pesë vite pas krimit në vitin 2017 në policinë e Tiranës pas arrestimit të vëllait të saj si person i dyshuar për vrasje me pagesë do të vinte informacioni i parë.

“Shihni se Shkëlzeni me të atin kanë vrarë edhe Eglantinën”. Aty policia rithirri për deklarime Faik Bucin.

Faiku duke fshehur krimin jep versionin se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi dhe ish rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm me të cilin policia s’duhej të merrej. Oficerët këmbëngulin: Nëse ju na jepni të dhëna ne e ndjekim këtë hetim, ndaj ku është Eglantina, përse se keni deklaruar të rrëmbyer? Por pa hequr dorë nga versioni i tij, Faik do të përgjigjej. Ajo s’është më pjesë e imja ndaj nuk kam se çfarë të them ndodhet në Turqi.

Një telefonatë në sallën operative nga një gjahtar do të njoftonte më pas policinë për praninë e disa eshtrave të shpërndarë në 2300 m lartësi në malin me gropa. Ato ishin të dëmtuara nga kafshët e egra e shpendët e malit dhe të shpërndara në një fushë zonë e pabanuar, ndërsa identifikimi i kufomës me aq mbetje apo seksit të viktimës ishte i pamundur.  E përgjatë dimrit të vitit 2017 agjentët e policisë sëbashku me prokurorin Adriatik Cama do të shkonin në atë varr të hapur.

Aty ekspertiza mundi të sigurojë eshtrat dhe disa flokë në ngjyrë të kuqe. Pas ekzaminimeve të ADN-s dhe krahasimit të rezultati me atë të nënës së Eglantinës agjentët u bindën se mbetjet e eshtrave i përkisnin Eglantinës. Disa pjesë të tyre u dërguan për një analizë më të specializuar në laboratorin e policisë shkencore në Kosovë. E më datë 2 shkurt nga aty erdhi përgjigja duke rikonfirmuar edhe njëherë dyshimet e agjentëve shqiptarë.

Ata rithirrën në polici Faikun duke e pyetur, nëse donte ti varroste eshtrat e të bijës. Por me gjakftohtësi, siç tregojnë burimet, ai ka deklaruar se vetëm nëse mëson se kush e ka vrarë e nëse vërtet është ajo atëherë do të kryej një ceremoni. Por kur policia i ka nxjerr rezultatet e ADN-s që konfirmonin edhe dëmtimet me një armë zjarri në nofullën e majtë të skeletetit të kokës së Eglantinës, ai ka heshtur duke thënë se “për gjithçka dyshohem do të flas në një moment të dytë”.

Ai është arrestuar me akuzën e vrasjes për rrethana familjare, moskallëzimit të krimit, zhdukjes së kufomës e armbajtës pa leje. Në të njëjtën akuzë është edhe i biri i tij Shkëlzen Buci i cili po vuan një tjetër dënim me 13 vite dhe ndodhet në qeli, ndërsa pritet që ditën e hënë atyre t’u komunikohet në gjykatë masa shtesë.

Zjarr Tv Ad