Avokati bën deklaratën e fortë: SPAK ka nisur hetimet për Sali Berishën, në ‘shënjestër’ edhe deputetët e PD-së, dyshohet se…

0
190
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Besar Logo deklaroi këtë të mërkurë se SPAK ka nisur hetimet në lidhje me dhunën e ushtruara ndaj selisë së PD-së nga Komisioni i Rithemelimit, më 8 janar 2022.

I ftuar në studion e Euronews, Logu tha se çështja si fillim u mor nën shqyrtim nga prokuroria e rrethit, e cila shpalli më pas moskompetencën dhe e kaloi në SPAK.

Sipas tij personat nën hetim zyrtar janë ish-kryeministri Berisha por dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, të cilët drejtonin Rithemelimin në momentin që ndodhi ngjarja.

“Fillimisht çështja nisi kryesisht nga ana e prokurorisë së rrethit dhe me informacionet që unë kam kjo prokurori ka shpallur moskompetencën duke e referuar çështjen në SPAK. Kjo do të thotë se kemi persona të marrë nën hetim zyrtarisht për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Përdorim i lëndeve piroteknike dhe armëve të ftohta”.

Referuar ndryshime në kuadër të Reformës së Drejtësi të gjitha veprat penale të zyrtarëve të lartë merren nën shqyrtim nga SPAK dhe GJKKO. Në hetim do të jetë zoti Berisha si kreu i Komisionit të Rithemelimit në kohën që ndodhi ngjarja por duhet të ketë edhe subjekte të tjerë si deputetë”, tha Logu.

Zjarr Tv Ad