Avokati i Saimir Tahirit: Prokuroria s’ka prova, kërkojmë pushimin e çështjes

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Afati përfundimtar për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Samir Tahiri është data 10 mars. Këtë ka lënë në fuqi Apeli ditëne  sotme.

Ndërkohë që në një dalje për mediat, avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia u shpreh se Prokuroria nuk ka prova se dhe ata do të kërkojnë pushimin e çështjes. “Prokuroria nuk ka asnjë provë dhe nuk ka sesi t’i ketë. Do të kërkojmë pushimin e çështjes. Ne pretendojmë që të na jepet një fakt. Do bëjmë kallëzim për prokurorët”, – u shpreh avokati i Tahirit, Maks Haxhia.

Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Një javë më parë, nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tahiri tha se politika, krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë.

Zjarr Tv Ad