VIDEO/ Dibër, ‘Dhuratë për 7 mars’, mësuesja transferohet në mes të vitit mësimor

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha në ditën e 7 Marsit nuk zgjodhi të urojë mësuesit, por denoncoi një rast në një gjimnaz të Peshkopisë. Sipas mesazhit të qytetarit dixhital, të cilit i referohet Berisha thuhet se një mësuese në gjimnazin “Said Najdeni” është njoftuar  një ditë më parë për një transferim pa dëshirën e saj në një shkollë tjetër të Dibrës.

Mësuesja në fjalë e ka kundërshtuar këtë vendim, ndërsa është shprehur se do  të ankohet në instancat. Gjimnazistët e kësaj shkolle kanë bojkotuar mësimin duke dalë hapur në krah të mësueses, të cilën nuk duan  ta lejojnë për t’u transferuar në një shkollë më të largët.

“Gjimnazistet e Dibres ne proteste,Narkozyrtaret kakistokrate iu transferojne si armike klase mesuesen e tyre! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital.

Zjarr Tv Ad