Danielsson flet pas takimit me Ramën: Të vijojnë reformat për të qenë bindës në Qershor

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ndërsa situata politike nuk është më e mira, pas delegacionit të Parlamentit Europian drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit, Christian Danielsson, ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë 1 ditore. Ai do të zhvillojë sot takime të veçanta me të gjithë drejtuesit politikë në Shqipëri.

Ndërkohë që pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Tëitter, Danielsson, shkruan se Shqipëria duhet të vazhdojnë reformat sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Bisedë shumë e hapur me kryeministrin Rama për situatën aktuale politike në vend. Shqipëria duhet të vazhdojnë reformat sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të bërë një paraqitje bindëse në qershor”.

Më herët në zyrat e delegacionit të BE ai ka pritur anëtarët e Këshillit të Emerimeve në Drejtësi.

Në një postim në “Twitter”, zyrtari i lartë i BE-së përsëriti plotësisht mbështetjen për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme.

“Implementimi i reformës së drejtësisë dhe ecja përpara është kyçe për progresin e Shqiërisë drejt BE”, – thotë Danielsson.

Zjarr Tv Ad